Tetovë-Gostivar, vetëm një kyçje për në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet fjalë për qasjen në autostradë të banorëve të fshatrave të kësaj komune. Sipas informacioneve të deritanishme, nga Tetova deri në Gostivar do të ketë vetëm një kyçje kryesore edhe atë në fshatin Pirok mes territorit të komunës së Bogovinës dhe Vrapçishtit. Ndërsa, pothuajse të gjithë fshatrat do të kenë qasje në rrugën ndihmëse, e cila do të lidhet me korridorin. Këto shqetësime të këtyre banorëve janë shprehur edhe në takimin e fundit të kryetarit të Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, me përfaqësues të Bechtel Enka.

Kryetari Abazi thotë se në këtë takim janë marrë informacione lidhur me projektin, por pritet që të ketë edhe takime tjera. Krahas kësaj, është kërkuar infrastrukturë edhe për bujqit që janë në pjesën e poshtme të korridorit.

“Nga takimi që kishim, ne u furnizuam me disa informacione. Tani, nga takimi arritëm në përfundim se secili vendbanim do të ketë qasje në rrugën ndihmëse për në autostradë. Rrugë e cila do të ketë qasje direkte në Korridorin 8 do të jetë në fshatin Pirok, ku edhe është kufiri ndërmjet Komunës së Bogovinës dhe Komunës së Vrapçishtit, ndërsa të gjithë fshatrat do të kenë qasje, por përmes rrugës ndihmëse. Ne parashtruam kërkesa dhe këto kërkesa do të dorëzohen edhe zyrtarisht”, thotë kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Ndërkaq, kërkesa e kamotshme e banorëve të fshatit Zherovjan për nënkalimin mbetet çështje për diskutim, pohon kryetari Abazi.

“Ne kemi kërkuar që të bëhet edhe drenazhimi i autostradës sepse kemi fshatin Zherovjan që ndodhet poshtë autostradës, dhe aty kemi nënkalim. Po ashtu, e kemi fshatin Sedllarcë që ndodhet shumë afër autostradës, ndërsa pronat bujqësore i kanë poshtë autostradës, ku ka edhe ferma të cilët faktikisht duhet të kenë edhe rrymë dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse, që mos kemi probleme ndërkohë. Për Zherovjanin kemi kërkuar nënkalim me të gjitha parametrat dhe një trotuar për lëvizje të banorëve”, thotë kryetari Abazi.

Problem tjetër, sipas tij, janë edhe shpronësimet pasi që toka që u është marrë qytetarëve nuk u paguhet mirë. “Është fakt se banorët tanë janë të dëmtuar me kompensimin e pronës. Shpresoj se do të ketë mirëkuptim, qytetarëve u bëj apel që të bëjnë ankimime dhe sa do të pranohen ankesat e tyre unë nuk e di, por do të jem në krah të qytetarëve”, tha kryetari Abazi. Edhe pse për këtë pjesë kryetari Abazi thotë komunat nuk kanë kompetenca, por nënvizon se do të përkrah banorët.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img