Takohen Mexhiti, Bakiu dhe Gjeorgjievski, VLEN në Qytetin e Shkupit do ta mbështesë VMRO-në raundin e dytë për

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski ka njoftuar se ka marrë mbështetjen e VLEN për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Qytetin e Shkupit. Ai sot është takuar me Kryetarin e ri të Çairit, Izet Mexhiti dhe Bashkim Bakiun, kandidatin e VLEN për kryetar të Qytetit të Shkupit, i cili nuk arriti të kalojë në raundin e dytë.

“Dorë e shtrirë! Sot zhvillova një takim me kryetarin e ri të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe me kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN, Bashkim Bakiu. Nga ta mora një mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Shkup — një mbështetje që jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara. Faleminderit të gjithëve që e keni njohur vizionin, keni dhënë besimin dhe keni zgjedhur të ardhmen e Shkupit. Së bashku do ta bëjmë qytetin tonë sërish krenar, modern, dinjitoz dhe të hapur për të gjithë ata që jetojnë në të. Shkupin e bëjmë bashkë. Në mënyrë shkupjane! Fitorja do të jetë historike!”, ka shkruar Gjeorgjievski.

Mos e humb lajmin

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...
spot_img
spot_imgspot_img