Takim i ministrit Hoxha me përfaqësues të BERZH-it: Thellimi i partneritetit për infrastrukturë moderne dhe investime të gjelbra

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi takim pune me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të udhëhequr nga Elena Gordeeva, drejtoreshë dhe shefe e Sektorit të Infrastrukturës për Evropën me seli në Londër, dhe Fatih Turkmenoglu, drejtues i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual ndërmjet Ministrisë dhe BERZH-it, si dhe për mundësitë për avancimin e mëtejshëm të tij.

Përfaqësuesja e BERZH-it shprehu gatishmëri për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, me fokus në modernizimin e infrastrukturës, tranzicionin e gjelbër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor.

Ministri Hoxha theksoi rëndësinë e partneritetit me BERZH-in në realizimin e projekteve kyçe mjedisore në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se mbështetja nga institucionet financiare ndërkombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme për përshpejtimin e reformave dhe për zbatimin e zgjidhjeve bashkëkohore për sfidat mjedisore.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img