
Në një takim me banorët e Dyqanxhikut, përfaqësuesi i Forumit Rinor të BDI-së, Sinan Vejseli, theksoi vlerat e bashkimit dhe përkushtimit të kësaj zone.
“Dyqanxhiku është vend i vogël, por me zemër të madhe. Ata që flasin për vizione të huaja, le të shohin Dyqanxhikun sonte: populli është këtu, bashkë dhe i vendosur. Ne nuk premtuam kurrë mrekulli, por premtojmë punë, përgjegjësi dhe rezultate”, u shpreh Vejseli.
Banorët e pranishëm në takim shprehën interesim dhe mbështetje për idetë e prezantuara, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e komunitetit.

