Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

Përfituesit e amnistisë, 447 të burgosur, do të duhet të presin miratimin nga Brukseli.

E ndërsa kjo amnisti e miratuar nga qeveria në dhjetor është parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për tu diskutuar në komisionet parlamentare gjate muajt Prill, me gjasë kjo nuk do të ndodhë.

Burime qeveritare i thanë Top Channel, se shtyrja e diskutimit të amnistisë vjen si pasojë e pritjes të një përgjigja e Komisionit Europian.

“Jemi në pritje të përgjigjes nga DGR në Komisionin Europian për draft-ligjin e amnistisë njësoj siç është duke u vepruar me projektligjet e tjera të cilat përpara diskutimit në parlament duhet të marrin aprovimin e Brukselit“, theksoi një burim qeveritar pas interesimit të Top Channel se përse kjo vonesë për ta diskutuar amnistinë në parlament.

Krahas 447 të burgosurve përfitues të kësaj amnistie ulje dënimi do të ketë edhe për 853 të burgosur të tjerë.

Ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5,077 të dënuar me masa alternative.

Projekt ligji amnistisë parashikon po ashtu se duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img