Shfuqizimi i Qeverisë teknike, Gashi: I mundur me shumicë të thjeshtë

Parlamenti ende nuk ka në dispozicion dokument zyrtar për shfuqizimin e Qeverisë teknike, të paralajmëruar nga ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov. Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, konsideron se shfuqizimi do të duhej të vijë me konsensus, përfshi edhe LSDM-në, edhe pse, sipas tij, ndryshimet në Ligjin për Qeveri mund të bëhen me shumicë të thjeshtë.

“Unë mendoj se ai proces duhet të zhvillohet në mënyrë konsensuale, ashtu siç është dakorduar me marrëveshjen e Shkupit atëherë në vitin 2015, por edhe atëherë aktorët politikë kanë vendosur që mënyra e përmbylljes së këtij procesi mos të jetë me dy të tretat apo me konsensus, por me një shumicë të thjeshtë prej 61 votave. Prandaj, nëse flasim legalisht, në mënyrë procedurale, edhe me 61 vota, nëse merret një vendim i atillë, nuk ka asnjë problem nga aspekti i procedurës dhe legalitetit, por nga aspekti politik i rëndësisë mendoj që duhet të tentojmë të merremi vesh deri në fund me të gjithë aktorët politikë, që ta kuptojmë dhe të bindemi bashkërisht se nevoja për të pasur Qeveri teknike ka përfunduar dhe do të vazhdojmë të funksionojmë normal si çdo shtet normal dhe proceset zgjedhore t’i organizojë Qeveria që është në detyrë.”, – deklaroi kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi.

Filipçe: Pa konsensus, vetëm një hile politike

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se s’do të pranojnë shfuqizim të Qeverisë teknike, pasi nuk janë pjekur kushtet dhe bëhet fjalë për hile politike. Filipçe thotë se shfuqizimi duhet të vijë me konsensus, sikurse ka qenë edhe vetë dakordimi për formimin e Qeverisë 100-ditëshe.

“Nuk ka arsye për t’u hequr Qeveria teknike. Dhe, përse kjo sërish është një hile politike? Nëse është miratuar me konsensus, le të shfuqizohet me konsensus. Një komunikim fer, politik, është që sikurse është dakorduar një gjë ashtu të vazhdohet edhe më tutje. Çfarë është ky qëndrim? Tani ta lëmë, pasi ju doni. Ne nuk duam pa argumente. Nga ta dimë ne se ciklin e ardhshëm zgjedhor nuk do paraqiten parametra të tilla kundërshtuese nuk do të paraqiten sërish.”, – theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Heqja e Qeverisë së Përzhinës para zgjedhjeve u fol edhe në takimin e liderëve. Përderisa pushteti ishte pro ndryshimit, nga BDI kërkuan kohën për konsulta me partnerët ndërkombëtarë, ndërkohë që LSDM bojkotoi takimin, duke refuzuar edhe dakordimet e dala nga kjo tryezë bisedimesh.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img