Saranda Imeri Stafai: Një njësi zgjedhore vetëm nëse voton diaspora

Grupi punues për ndryshimet e Kodit zgjedhor ende nuk ka fillaur me punë, por anëtarja e këtij grupi nga kualicioni Vlen Saranda Imeri Stafai, beson se ky grup do të mblidhet së shpejti, për ta shqyrtuar draft versionin e përpiluar nga Minsitria e Drejtësisë.

Ajo për emrisionin Nji plus Nji në TVM2, njëherit paralajmëron edhe formimin e një komision të partive politike shqiptare, ku do të përfshihej edhe opozita shqiptare, i cili do të trajtonte çështjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Ne mendojmë si kualicion të formojmë edhe një komision tjetër shtesë, ku ne si kualicion Vlen, mirpo do të thirret edhe opozita shqiptare të ulemi të marrim mendime nga ekspert juridik, po pse jo edhe të jashtëm. Nga ekspert nga Kosova nga Shqipëria, të marrim një bazë se si do të ishte mënyra më e mirë për ta definuar këtë problematike”, deklaroi deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai.

Imeri Stafai, preferon model me lista të hapura për deputet, si dhe përfshirjen e diasporës në votim, ndërsathot se komisioni i mpartive shqiptare, mes tjerash duhet të diskutojë edhe rreth asaj se sa njësi zgjedhore duhet të ketë vendi.

“Ideja për një njësi zgjehdore humb mandate të deputetëve shqiptar. Nëse eventualisht përfshihet diaspora në këtë proces, siç është modeli në Kosovë votimi me postë, atëherë do të kemi rritje të numrit të deputetëve shqiptar. Mirpo kështu siç është ky model nuk na përshtatet, sepse arrihet diku tre deri në katër mandate shqiptare të humben”, theksoi deputetja Imeri Stafai.

Deputetja Imeri Stafai njëherit paralajmëron se së shpejti propozim ligji për përfaqësim të drejtë sëshpejti do të miratohet në qeveri dhe do ti dorëzohet për miratim Kuvendit.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img