Rexhepi: Faleminderit atyre që na besuan, rrugtimi ynë vazhdon

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar me respekt procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin me kandidatët e Aleancës Kombëtare për Integrim në disa komuna të Shkupit. Në një status publik, Rexhepi ka theksuar se pavarësisht rezultatit, pjesëmarrja në këtë fushatë ka qenë një nder dhe privilegj, duke përmendur bashkëpunimin me Bujar Osmanin në Çair, Blerant Ramadani në Saraj dhe Isamedin Azizin në Butel.

“Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale, mbetet nder dhe privilegj që në këtë fushatë të kemi qenë bashkë me Bujar Osmanin, Blerant Ramadani dhe Isamedin Azizin – personalitete me vizion të qartë për zhvillimin e Çairit, Sarajit dhe Butelit, si dhe për forcimin e mirëqenies qytetare jo vetëm në këto komuna, por në tërë qytetin e Shkupit”, shkruan Rexhepi.

Ai theksoi se vendimi i qytetarëve është sovran dhe duhet respektuar gjithmonë, por njëkohësisht u shpreh i bindur se koha do të dëshmojë kontributin dhe përkushtimin e tyre për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për një shoqëri të barabartë.

“Vendimi i qytetarëve është sovran dhe gjithmonë duhet respektuar. Megjithatë, koha do të dëshmojë kontributin dhe përkushtimin tonë për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit dhe vizionit kombëtar për një shoqëri të barabartë”, theksoi ai. Në fund, Rexhepi shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët që besuan dhe përkrahën vizionin politik të Alternativës dhe të koalicionit, duke nënvizuar se angazhimi politik i tyre nuk përfundon me këto zgjedhje. “Pafundësisht falënderoj të gjithë ata nga të gjitha komunat e Shkupit që besuan dhe përkrahën këtë vizion politik. Rrugëtimi ynë vazhdon!”.

Mos e humb lajmin

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...
spot_img
spot_imgspot_img