“Qyteti i Sigurt”, Mickoski: Qëllimi i projektit, të shpëtojë jetë njerëzish

Projekti “Qyteti i Sigurt”, siç dihet, nga 1 shkurti do të fillojë të zbatohet, dhe kjo ka ngjallë reagime të mëdha tek partitë politike, me çfarë shumë deputetë kanë drejtuar zyrtarëve qeveritarë pyetje të deputetëve në lidhje me projektin “Qyteti i Sigurt”. Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, u zotua se ky projekt nuk ka të bëjë me sanksionimin e qytetarëve, por mbrojtjen e tyre, dhe se nëse shikohen të dhënat zyrtare, lehtë mund të konstatojmë se për çfarë po flasim.

“Atë të cilën mund them është se tanimë nuk do të kemi aq shumë viktima në aksidentet e komunikacionit, pasi të fillojë të funksionojë, në krahasim me atë sa kishim para fillimit të funksionimit. Qëllimi i këtij projekti është që të shpëtojë sa më shumë jetë njerëzish. Në vitin 2025 vetëm në Qytetin e Shkupit kemi pasur 28 mijë aksidente në komunikacion, nga to kemi pasur 32 viktima, nga to 17 maqedonas, 12 shqiptarë dhe 3 të etniteteve tjera. Por, në dhjetor të vitit 2024 kemi pasur 5 viktima, ndërsa në dhjetor të vitit 2025 nuk kemi asnjë viktimë.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

MPB: Përditësoni të dhënat e kontaktit

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me përgatitjet finale të realizimit të këtij projekti, me çfarë i ka informuar qytetarët që të paraqesin kërkesë për ndryshimin e të dhënave të kontaktit, të cilat i kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të automjeteve.

“Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se në sportelin e posaçëm në Departamentin e Çështjeve Civile, në ndërtesën e TVM-së (kati përdhes) në Shkup, që punon çdo ditë pune në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 17:00, mund të paraqesin kërkesë për ndryshimin e të dhënave të kontaktit, të cilat i kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të automjeteve, nëse ka pasur ndonjë ndryshim ose në rast se kanë marrë ndonjë njoftim me të dhëna të pasakta. E njëjta gjë mund të bëhet edhe në stacionet e kontrollit teknik të automjeteve në vend ku është i caktuar një referent i deleguar i MPB-së. Me hapjen e këtij sporteli, Ministria e Punëve të Brendshme edhe njëherë konfirmon zotimin, transparencën dhe përkushtimin e saj në të mirë të sigurisë dhe nevojave të qytetarëve.”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Periudha testuese filloi më 1 dhjetor 2025 dhe do të përfundojë më 31 janar. Gjatë periudhës testuese, shoferët morën vetëm vërejtje, ndërsa nga 1 shkurti 2026 do të shqiptohen gjoba për shkeljet që do t’i regjistrojnë kamerat. Përveç, kryeqytetit, sistemi do të jetë aktiv edhe në Kumanovë dhe Tetovë. Pajisje janë vendosur edhe në korridoret 8 dhe 10. Ministria e Brendshme thotë se synimi është që gjatë vitit 2026 projekti të zbatohet në të gjithë territorin e shtetit.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img