Qeveria po shqyrton mundësinë për rritje lineare të pensioneve për 2,000 denarë! 1,000 në vjeshtë dhe 1,000 në pranverë

Po bëhen analiza për rritje lineare të pensioneve edhe atë 1.000 denarë këtë vjeshtë dhe 1.000 të tjera në pranverë, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke iu referuar kërkesave të pensionistëve në lidhje me çështjen e rritjes lineare të pensioneve.

“Jemi të angazhuar seriozisht në këtë analizë, bëjmë vlerësime se sa do të ishte rritja në përqindje, sa do të ishte volumi i masës së parave, ta ndajmë me numrin e pensionistëve. Bëjmë analizë me qëllim që pensionet të rriten në mënyrë lineare me nga 1.000 denarë këtë tetor, kur të marrin pensionin dhe në prill për muajin mars, gjegjësisht rritje lineare prej 2.000 denarësh të ketë për të gjithë pensionistët brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Jemi shumë seriozë në këtë analizë dhe shumë shpejt, pasi kjo duhet të ndodhë para shpalljes së zgjedhjeve, qoftë përmes ligjit me procedurë të shkurtuar apo përmes një grup deputetësh, do ta parashtrojmë atë”, tha Mickoski në Kanal 5.

Kryeministri Mickoski theksoi se kudo që shkon dhe bisedon me pensionistët, ata kërkojnë rritje lineare dhe për këtë arsye Qeveria është shumë afër miratimit të një vendimi të tillë. Kujtojmë se brenda një viti, pensionet u rritën në mënyrë lineare për 5000 denarë, respektivisht dy herë nga 2,500 denarë.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img