Qamili: Nuk na duhen zgjedhje të parakohshme

Zëvendëskryetari i komunës së Tetovës dhe përfaqësuesi i VLEN, Albi Qamili në debatin në “ZOOM” në TVM2 ka thënë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe se duhet përmbushur premtimet ndaj qytetarëve.

“Bazuar në rezultatin e fundit, në zgjedhjet lokale po dhe ata parlamentare, duhet të mendojmë se a na duhen zgjedhje realisht dhe kujt i shërbejnë ato. Nuk kemi nevojë për zgjedhje, por t’i përvishemi punës. Nëse ndryshojnë rrethanat jemi të gatshëm, por nuk e shoh të arsyeshme të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Qamili.

Lidhur me Kodin zgjedhor ai tha se janë për sistemin me 120 deputetë, Listat duhet të jenë të hapura si dhe pjesëmarrjen e diasporës.

“Në takimin e liderëve përmes kryetarit tonë Bilall Kasami u prononcuam për votim masiv të diasporës dhe të shihen modelet e shteteve fqinje si Kosova, që diaspora të marrë pjesë në vendimmarrje. Jemi për t’i diskutuar të gjitha format e mundshme me 3, 6 apo 8 Njësi, secili variant ka të gjitha përparësitë”, ka thënë Qamili duke pyetur njëherësh se me çfarë argumentesh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u deklarua pro modelit me një Njësi zgjedhore.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img