Pesë subjekte politike bëhen një. VLEN NJË!

Ka përfunduar koha kur politika shqiptare trajtohej si pronë private e një klike të korruptuar. Ka përfunduar koha kur disa individë vendosnin në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërsa populli paguante çmimin e arrogancës, lakmisë dhe unit të tyre për pushtet.

Ai model e theu qafën. Dhe nuk e theu rastësisht. E theu sepse shqiptarët nuk pranojnë më të mbeten peng i strukturave të konsumuara, patriotizmit të rremë dhe mashtrimeve politike që për vite me radhë kanë shërbyer vetëm për shpëtimin personal të një grushti njerëzish.

VLEN po bashkohet në një trup të vetëm politik. Sepse vetëm një trup i organizuar, i disiplinuar dhe i bashkuar mund ta mbrojë zërin e shqiptarëve dhe ta mbyllë njëherë e përgjithmonë epokën e fragmentimeve, shantazheve dhe lojërave prapaskenës.

Pesë subjekte politike bëhen një. VLEN NJË!

VLEN si forcë e bashkuar politike do të thotë sundim i ligjit, zero tolerancë ndaj korrupsionit, gjyqësor i pavarur, rrugë evropiane, partneritet me NATO-n dhe mbrojtje të familjes, traditës,
kulturës dhe identitetit.

Për ata që e kthyen politikën në biznes, shtetin në plaçkë dhe shqiptarët në numër për manipulim, ky është lajm i keq.

VLEN po vjen.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img