Partneritet për tranzicionin energjetik: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Instituti ZIP nënshkruan Memorandum

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, dhe drejtori i Institutit ZIP, Agim Selami, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me qëllim avancimin e tranzicionit energjetik dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e energjetikës dhe mjedisit, si dhe patronazhin e Forumit të Energjisë “MEF 2026”.

Qëllimi i bashkëpunimit është promovimi i një tranzicioni energjetik të drejtë, nxitja e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe forcimi i rolit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si faktor rajonal në këto procese.

Forumi është planifikuar të mbahet në Shkup, më 16 dhe 17 qershor 2026. Fokus i veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së përfaqësuesve të lartë të institucioneve, ekspertëve dhe palëve të interesuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

Me nënshkrimin e Memorandumit, të dyja palët konfirmojnë angazhimin për një qasje partneriteti, koordinim dhe shkëmbim njohurish, me qëllim realizimin e suksesshëm të Forumit dhe avancimin e politikave energjetike dhe mjedisore në rajon.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img