Pamje nga pushimet e Ritës me prindërit në Ulqin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur Ulqinin si destinacionin e saj për disa ditë të qeta pushimi përpara angazhimeve të mëdha muzikore.

Artistja, e cila prej vitesh është një nga emrat më të përfolur në skenën ndërkombëtare, u rikthye pranë rrënjëve të saj për të kaluar pak kohë me familjen.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila publikoi një video në rrjete sociale. Në pamje shihet Rita e qetë dhe e buzëqeshur në shoqërinë e prindërve, duke shijuar momentet e ngrohta familjare. Videoja u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët u gëzuan që këngëtarja gjeti kohë të kthehej në trojet shqiptare.

Familja Ora zotëron një vilë në zonën e njohur të Adës së Bunës, në Ulqin. Pikërisht aty Rita kaloi disa ditë pushimi, duke shijuar natyrën e qetë dhe bukuritë e bregdetit.

Pas këtyre ditëve të relaksit, Rita Ora u nis drejt Zvicrës, ku të premten performoi në Zurich Openair Festival, një nga festivalet më të mëdha evropiane që mbledh artistë të njohur nga e gjithë bota.

Për fansat shqiptarë, rikthimi i saj në trevat shqiptare është gjithmonë një arsye për krenari dhe gëzim.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img