Osmani pas mesazhit të Borrellit: Ne tashmë kemi formuar ekip për fondet evropiane

“Dje ishte një ditë e rëndësishme për Çairin, me të vërtetë një ditë e rëndësishme sepse njeriu që e udhëheq politikën e jashtme të 27 vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, figura qendrore e BE-së, Josep Borrell, dërgoi mesazh drejtpërdrejt te qytetarët e Çairit.

Mesazhi është se nëse doni të ardhme më të mirë, ajo mund të sigurohet vetëm përmes fondeve të Bashkimit Evropian”.

Kështu u përgjigj kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, në një pyetje të gazetarëve, duke theksuar se pikërisht për këtë arsye, tashmë ka formuar një Task Force Speciale që punon ekskluzivisht për fondet evropiane.

“Nëse ekziston dikush që i njeh ato fonde, si funksionojnë, ku aplikohet, cila është procedura, kush janë njerëzit që vendosin – ai është një njeri që ka punuar me ato fonde, që ka qenë tre vjet koordinator shtetëror për fondet IPA”, deklaroi Osmani i cili ka qenë tre vjet koordinator i fondeve IPA në Maqedoninë e Veriut.

“Prandaj dje formova edhe Task Force Speciale, i cili në kuadër të komunës, do të merret ekskluzivisht me thithjen e fondeve evropiane, fonde milionëshe që do të drejtohen drejt zhvillimit të projekteve. Mendoj se ky është dallimi i dytë i madh në këto zgjedhje. I pari është: ‘Ndershmëria kundër korrupsionit’, dhe i dyti – ‘Aftësia për menaxhim dhe tërheqje të fondeve evropiane kundër paaftësisë për të siguruar edhe 1 euro nga fondet evropiane’”, tha Osmani.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img