Nuk hyj në gropën e keqbërësve

Ambienti politik në kohë zgjedhjesh në komunën e Drenasit mund të bëhet më i ashpër se në komunat tjera, për shkaqet e ndryshme dhe rrethanave në terren. E them këtë kur kam parasysh fushatat e vitit 2016, 2017 dhe 2021.

Në veçanti situata ishte agresive më 2021, kur Dega e PDK-së hyri në zyra të reja në objektin e ri dhe afërsia me zyrat e “DD”, ishte jo më larg se 150 metra. Kujtoj këtu agresivitetin e shfaqur, provokimet dhe gjuhën e rrugaçëve të përdorur ndaj grave që kalonin pranë atyre zyrave.

Në asnjë rast, nuk kam qenë në dijeni për ardhjen e ndonjë subjekti politik, në të njëjtën hyrje, në të njëjtin objekt. Vendosja e degës me logo të PDK-së një kat më lartë, është provokim dhe arrogancë, asgjë më pak. Skenar i keqbërësve e realizuar nga bedelët.

Raportet qiramarrës-qiradhënës, nuk kanë qenë temë, as interesim imi. Kur mora vesh se zyrat një kat më lartë, janë dhënë me qira për aktivitet politik, vendosa që nga zyrat pronë private të largohem në një distancë ku anëtarët dhe simpatizantët të mos kenë ngatërresa. Kusht i parë për ikje nga ngatërresa është distanca e selive. Fundja, nuk hyj në gropën që kanë hapur keqbërësit.

Reagimi i nënshkruar nga Dega e PDK-së, dëshmon se ata tashmë e kanë humbur kontrollën, shpifja dhe ngatërresa është mjeti i vetëm që i ofrojnë qytetarit. Bashkë me qytetarët do t’ua tregojmë vendin më 12 Tetor!

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img