Netanyahu: Irani i gatshëm të përdorë armët bërthamore për të shkatërruar Izraelin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar një rrezik të madh nga Irani, duke theksuar se ky i fundit mund të ketë armë bërthamore brenda një viti dhe ka theksuar se Teherani është i gatshëm t’i përdorë ato.

Gjatë një interviste të regjistruar për emisionin “Life, Liberty & Levin” të Fox News, Netanyahu foli për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe për kërcënimin e drejtpërdrejtë nga Irani.

Netanyahu tha se, pas humbjes së Hezbollahut dhe rënies së boshtit të disa shteteve të tjera, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike në Iran kanë përshpejtuar procesin e pasurimit të uraniumit dhe janë shumë pranë zhvillimit të një arme bërthamore.

“E pamë. Thamë se brenda një viti ata do të kenë një bombë bërthamore dhe do ta përdorin atë”, theksoi ai.

Kryeministri i Izraelit shprehu shqetësimin se, ndryshe nga fuqitë bërthamore të tjera, Irani ka deklaruar se do ta përdorë armën bërthamore për të shkatërruar Izraelin, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ekzistencial për shtetin hebre.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img