Në formë të jashtëzakonshme tek FC SHKUPI, pse FFM nuk e sheh golashënuesin Kadri Bruti!?

Edhe pse në kampionatin vendor ka futbollistë të rinj që po tregojnë formë të jashtëzakonshme, shumë prej tyre vazhdojnë të mbeten jashtë radarit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Kjo ka ngritur pikëpyetje në opinionin sportiv, pse Federata e Futbollit nuk u jep hapësirë talenteve që po dëshmojnë veten në terren?

Një nga rastet që po tërheq vëmendje është ai i Kadri Brutit, sulmues i FC SHKUPIT, i cili pavarësisht performancës së tij mbresëlënëse ende nuk ka marrë një ftesë nga ekipi nacional i RMV-së.

Bruti, futbollist i gjeneratës 2007, vetëm 18 vjeç, luan rregullisht me ekipin e parë të FC SHKUPIT. Në vetëm gjysmë sezoni ai ka arritur të realizojë 14 gola, statistikë që për shumë analistë sportivë e vendos atë mes sulmuesve më produktivë të rinj në ligë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave dhe formës së mirë, emri i tij vazhdon të mungojë në listat e përfaqësueses.

Kjo ngre pyetjen, çfarë duhet të bëjë më shumë një futbollist i ri për të merituar një ftesë nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut dhe a rrezikon vendi të humbasë talente që në të ardhmen mund të zgjedhin të përfaqësojnë kombëtare të tjera?

Tifozët dhe njohësit e futbollit presin përgjigje nga Federata, ndërsa talentet e reja vazhdojnë të dëshmojnë vlerën e tyre në fushën e lojës.

Burimi: Sportblic.mk

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img