Miloshoski në Uashington takon Daniel Twining, President i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI)

Nënkryetari i Kuvendit Antonio Miloshoski, ka zhvilluar një takim me Daniel Twining, President i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), ku u diskutua për bashkëpunimin dypalësh dhe projektet e përbashkëta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme amerikane në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe zhvillimin e proceseve parlamentare në vend. U theksua se projektet e përbashkëta me IRI-n kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe në avancimin e standardeve demokratike.

Milošoski vlerësoi lart rolin e Institutit Republikan Ndërkombëtar dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, duke theksuar se ky bashkëpunim paraqet një shtyllë të rëndësishme për stabilitetin politik dhe zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e tij, Daniel Twining riafirmoi përkushtimin e IRI-së dhe të Shteteve të Bashkuara për të vazhduar mbështetjen e projekteve që synojnë forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik, si dhe për avancimin e bashkëpunimit institucional në rajon.

Takimi u zhvillua në frymë partneriteti dhe bashkëpunimi të hapur, ndërsa u shpreh gatishmëria për thellimin e mëtejmë të projekteve të përbashkëta në dobi të qytetarëve dhe institucioneve të vendit.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img