Mexhiti uron fillimin e vitit të ri shkollor: Uroj që të jetë një vit i mbushur me rezultate dhe arritje

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka dërguar një mesazh urimi për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe përgatitjet e bëra për këtë ditë të veçantë.

“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, sot shënojmë fillimin e vitit të ri shkollor. Për fëmijët e klasës së parë kjo ditë ka një rëndësi të veçantë, sepse për ta nis një etapë e re, ku do të vendosen themelet e dijeve dhe formimit të tyre. Për nxënësit e klasave të tjera, ky është një vazhdim i rrugëtimit të dijes, një mundësi për të avancuar më tej në njohuri dhe për të forcuar rezultatet e arritura deri tani,” – u shpreh Mexhiti.

Ai vuri theksin te roli formues i shkollës:
“Shkolla veç tjerash është hapësira ku fëmijët mësojnë të jenë bashkë, të ndajnë vlera dhe të formohen si qytetarë të ardhshëm. Për këtë arsye, përkushtimi ynë për arsimin është prioritet i përditshëm.”

Mexhiti njoftoi gjithashtu për punën e bërë gjatë verës për të përgatitur institucionet arsimore:
“Janë vizituar të gjitha shkollat e Çairit dhe, aty ku ka pasur nevojë, janë bërë investime në infrastrukturë: riparim klasash, përmirësim i ambienteve sanitare dhe siguri më e madhe për nxënësit. Janë ndërmarrë gjithashtu masa për pastrim dhe mirëmbajtje, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet në kushte të rregullta.”

Në fund, zëvendëskryeministri shprehu mirënjohje për mësuesit dhe uroi një vit të suksesshëm për të gjithë:
“Dëshiroj të shpreh falënderim të posaçëm për mësuesit, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre mbajnë mbi supe një nga përgjegjësitë më të rëndësishme, formimin e brezave të rinj. Urime viti i ri shkollor! Uroj që të jetë një vit i mbushur me rezultate dhe arritje për të gjithë nxënësit dhe mësuesit tanë.”

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img