Mexhiti: Punimet në Çair të Vjetër, dëshmi e fillimit të një epoke të re zhvillimi

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, ka vazhduar punën në terren, duke dëshmuar përkushtimin e tij për zhvillimin e komunës.

Mexhiti ka theksuar se punimet në Çair të Vjetër po ecin me ritëm të lartë, ndërsa çdo segment i ndërtimit të rrugëve po realizohet sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe infrastrukturës moderne.

“Me intensitet të madh dhe përkushtim të plotë, po vazhdon ndërtimi i rrugëve në Çair të Vjetër. Çdo ditë punohet me plan dhe me përgjegjësi, që Çairi të ketë zhvillimin që e meriton. Komunë e rregullt dhe e denjë për qytetarët tanë”, ka shkruar Mexhiti.

Sipas Mexhitit, në këtë mënyrë përmbushen premtimet e dhëna gjatë fushatës, duke e vendosur Çairin në rrugën e transformimit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Qytetarët tashmë po shohin nga afër rezultatet e para të një qeverisjeje me vizion, përkushtim dhe transparencë.

Mos e humb lajmin

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...
spot_img
spot_imgspot_img