Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka promovuar fushën ndihmëse në stadiumin e FC Shkupit një investim i realizuar tërësisht nga buxheti i Komunës së Çairit, që sjell kushte moderne për stërvitje dhe zhvillimin e futbollit.
Mexhiti në postimin e tij shkruan se ky projekt është i përfunduar dhe ky është edhe një premtim i mbajtur.
Edhe një projekt i përfunduar. Edhe një premtim i mbajtur.
Pak pas iftarit, në një atmosferë të bukur dhe me shumë energji pozitive, promovuam fushën ndihmëse në stadiumin e FC Shkupi, një investim i realizuar tërësisht nga buxheti i Komunës së Çairit, që sjell kushte moderne për stërvitje dhe zhvillimin e futbollit.
Në një sipërfaqe prej rreth 3500 m² është ndërtuar një fushë me bar artificial sipas standardeve bashkëkohore, e pajisur me sistem drenazhi dhe ndriçim të plotë, që mundëson përdorimin e saj gjatë gjithë vitit.
Ky investim hap më shumë mundësi për të rinjtë, krijon kushte serioze për zhvillimin e sportit dhe forcon traditën futbollistike të këtij qyteti.
Për këtë investim kaq të vlefshëm, dua të falenderoj ish-kryetarin e Çairit, z. Visar Ganiu, dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, z. Masar Omeragic, të cilët vunë bazat e këtij projekti
Vazhdojmë me punë e investime, me projekte që mbështesin talentin dhe i japin sportit hapësirën që meriton.
https://www.facebook.com/share/p/1DZQwS2Sxw/

