Mexhiti: Për 1 vit investuam 164 milionë denarë në Haraçinë

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti sot inspektoi nga afër ecurinë përfundimit të punimeve të ndërtimit të projektit të rrjetit sekondar të kanalizimit fekal, i përbërë nga 9 degë, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 20 milionë denarësh.

Mexhiti gjatë vizitës së punës tha se aktualisht punohet në degën e fundit, me një gjatësi prej 860 metrash, ku tashmë janë realizuar 50% e punimeve, ndërsa përfundimi i projektit pritet brenda muajit të ardhshëm.

‘Gjatë 13 muajve të fundit, në Haraçinë kemi sjellë investime në vlerë prej mbi 164 milionë denarësh – projekte konkrete, reale, dhe jo vetëm premtime boshe. Ajo që për disa ka qenë e paarritshme për më shumë se tre dekada – ne e bëmë realitet. Ndërtuam kanalin anësor, filluam ndërtimin e rrjeteve të reja fekale, atmosferike dhe të ujësjellësit, dhe siguruam rregullim urban përmes ndërtimit të shtigjeve për këmbësorë dhe shëtitoreve, siç është rasti përgjatë lumit të Mojancës’, tha Mexhiti.

Këto investime sqaroi Mexhiti, janë bërë si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor me Qeverinë, janë investuar 164 milionë denarë, përmes Thirrjes së parë, Thirrjes së dytë dhe Programit për investime kapitale, prej të cilave vetëm për ndërtimin e kanalit janë ndarë 64 milionë denarë, ndërsa 100 milionë denarë për projekte tjera infrastrukturore.

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti paralajmëroi se puna nuk do të ndalet këtu.

‘Do të vazhdojmë të investojmë – jo sipas linjave partiake apo etnike, por kudo ku ka nevojë reale. Ne besojmë në një politikë të përgjegjshme që sjell rezultate konkrete, dhe qëllimi ynë është që çdo qytetar ta ndjejë ndryshimin’, përfundoi Mexhiti.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img