Mexhiti: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, BDI po manipulon me anëtarësinë e vet

Njëri nga liderët e VLEN-it Izet Mexhiti në intervistën për TV24, ka thënë se nuk sheh arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend dhe se qeveria do t’i përkushtohet programit dhe premtimeve ndaj qytetarëve.

“Realiteti është ai që e themi vazhdimisht, nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme, kemi shumicë stabile prej dy të tretash, është viti vetëm ku nuk do të ketë zgjedhje as parlamentare, as lokale e presidenciale dhe është vit ku qeveria do t’i përkushtohet programit dhe premtimeve. Edhe të ketë nuk ikim nga kjo, por nuk është mirë për ekonominë dhe duhet t’i kemi parasysh edhe këto çështje”, tha Mexhiti.

Sipas tij, me rendësi është së VLEN është fitues absolut në zgjedhjet lokale, sipas të gjitha kritereve edhe në listat për këshilltarë.

BDI e mori përgjigjen në Çair

Opozita, konkretisht BDI, siç tha ai kërkoi në Çair që të përballemi dhe populli e tha të veten.

“Mund që z. Osmani të vjen këtu dhe të kërkojë zgjedhje në çdo tre muaj, është dëshirë kjo, veçmë nuk janë parime apo legjitimitet. Gjatë gjithë kohës, duke mos pasur çka të ofrojnë, ata manipulojnë me anëtarësinë e tyre, i mbajnë në ato teza se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Por, realiteti ishte ajo që ne thamë, është viti i vetëm ku nuk do të ketë zgjedhje”, ka thënë Mexhiti.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img