Mexhiti në Ora News: Këto zgjedhje ishin referendum politik, të cilin e fitoi VLEN-i

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut kanë tejkaluar kuptimin e një gare komunale, duke u shndërruar në një referendum për ndryshim dhe legjitimitet politik në kampin shqiptar.

“Normal që bashkë me qytetarët kemi festuar deri në orët e mëngjesit. Është fitore e madhe, sidomos në këto zgjedhje të cilat nuk ishin vetëm zgjedhje lokale, por shumë më tepër, ishin një betejë për legjitimitetin, një lloj referendumi,” deklaroi Mexhiti në një prononcim për media.

Ai theksoi se Çairi dhe Tetova ishin epiqendrat e këtij referendumi politik.

“Pikërisht në Çair dhe Tetovë u përqendrua vëmendja. Në Çair e kemi përfunduar në raundin e parë, ndërsa në Tetovë jemi në epërsi bindëse me mbi 4 mijë vota, diferencë e paarritshme për BDI-në dhe opozitën shqiptare,” shtoi ai.

Sipas Mexhitit, kjo fitore konfirmon vullnetin e qartë të qytetarëve për ndryshim, duke e shndërruar koalicionin VLEN në forcën e re përfaqësuese të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Mos e humb lajmin

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...
spot_img
spot_imgspot_img