Mexhiti në Debat Plus: VLEN-i ka sjellë konkurrencë dhe demokratizim të skenës politike shqiptare

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një intervistë për Debat Plus ka folur lidhur me zgjedhjet lokale që do të zhvillohen këtë të diel në Maqedoni.

Ai është ndalur edhe te akuzat ndaj VLEN-it për, siç pretendohet, përkeqësim të pozitës së shqiptarëve si rezultat i qeverisjes së tyre.

“Mickovskin s’e kemi zgjedhur ne, e ka zgjedhur pala maqedonase, por edhe pretendimet e opozitës shqiptare që rrinë te dera e qeverisë janë pretendime për ta bërë qeverinë me Mickovskin, jo me Zaevin apo Kovaçevskin. LSDM-ja me Venkon si kryetar të ri është në situatën më të keqe historikisht… Ndërsa në kampin politik shqiptar, aty duhet ta theksoj, VLEN-i ka sjellë konkurrencë, ka sjellë demokratizim të skenës politike shqiptare, sepse në të kaluarën shqiptarët ose kanë pasur një monopol politik – një parti të fuqishme në pozitë dhe të tjerat të dobëta – siç është situata te pala maqedonase tash, ose kanë qenë të fragmentarizuar me shumë parti politike që e kanë defaktorizuar votën shqiptare,” ka thënë Mexhiti.

Ai ka shtuar se sot shqiptarët në Maqedoni kanë dy taborë të fuqishëm: “Është VLEN-i në qeveri dhe këta që po i ndryshojnë emrat… vetë BDI-ja po kamuflohet, po e fsheh emrin sepse identifikohet me listat e zeza, identifikohet me korrupsionin e kështu me radhë,” ka theksuar ai.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img