Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit dhe Badinteri mbetet themeli i barazisë dhe stabilitetit të vendit

Në një ngjarje të mbajtur në Çair, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës, Izet Mexhiti, u pyet për deklaratat e fundit lidhur me parimin e Badinterin.

Mexhiti tha se në këtë periudhë fokusi duhet të jetë tek zgjedhjet lokale dhe problemet e qytetarëve, ndërsa temat e tjera do të trajtohen në zgjedhjet parlamentare.

“Ne jemi në fushatë për zgjedhje lokale dhe duhet të merremi me hallet e qytetarëve. Kur të vijnë zgjedhjet parlamentare, do të merremi edhe me ato tema. Sa i përket deklaratave të Dimitrievskit, ai me gjasë merret me filma para vitit 2001. Ato filma kanë përfunduar. Badinteri dhe Marrëveshja e Ohrit janë themelet e shtetit të Maqedonisë. Kjo është e ardhmja. Gjithçka tjetër është një film i parë dhe pjesë e së kaluarës,” u shpreh Mexhiti.

Sipas tij, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmit të Badinterit mbetet themeli i barazisë ndëretnike dhe stabilitetit të vendit.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img