Mexhiti inspektoi punimet për ndërtimin e rrjetit primar të ujësjellësit në Merovë të Zhelinës

Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti i shoqëruar nga kryetari i Komunës Blerim Sejdiu dhe deputetë të zonës, sot ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen për realizimin e projektit të ndërtimit të rrjetit primar të ujësjellësit në fshatin Merovë të komunës së Zhelinës.

Siç njofton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësimor, projekti parashikon ndërtimin e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit brenda fshatit, ndërtimin e tubacionit lidhës nga rezervuari deri tek rrjeti kryesor, hapjen e një bunari të ri pranë atij ekzistues, si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rezervuarit tashmë të ndërtuar.

Deri më tani është realizuar hapja e një bunari dhe ndërtimi i një rezervuari, të cilat do të përfundohen dhe modernizohen në kuadër të këtij projekti.

Vlera e përgjithshme e investimit është 15.847.359 denarë, të siguruara nga buxheti i Ministrisë përkatëse, ndërsa punimet pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2025.

“Furnizimi i qëndrueshëm me ujë të pijshëm është një prej prioriteteve më të rëndësishme për qeverinë tonë, sepse është i lidhur drejtpërdrejt me cilësinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e vendbanimeve tona. Me këtë projekt po u japim fund dekadave të mungesës së ujësjellësit në Merovë, duke u garantuar banorëve kushte më të mira për jetë”, theksoi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë inspektimit të punimeve.

“Ky investim është pjesë e projekteve strategjike që synojnë përmirësimin e infrastrukturës bazike dhe përmbushjen e nevojave elementare të qytetarëve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës dhe më gjerë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img