Mexhiti e promovoi Muhamed Murtezin bartës i listës për këshilltarë për Çairin

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar emrin e bartësit të listës për Këshillin Komunal, Dr. Muhamed Murtezi, informon ekipi i Izet Mexhitit në komunikatën që MIA e transmeton në formë integrale.

Në një video postim në rrjetet sociale Mexhiti ka shkruar: “Sot dua të prezentoj bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN për Komunën e Çairit, doktorin, intelektualin, aktivistin e shoqërisë civile dhe njeriun me vlera të larta, Muhamed Murtezin. Bashkë drejt fitores së madhe. Vetëm për ty Çair”, ka shkruar Mexhiti.

Po kush është Muhamed Murtezi?

Po kush është Muhamed Murtezi? I lindur dhe rritur në Shkup. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Univerzitetin e Prishtinës, ndërsa masterin në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin Filozofik, Drejtimi ‘Studime Evropiane për Integrim’. Që nga viti 1991 është pjesë aktive e shoqërisë civile. Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Rinisë Islame, Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional. Po ashtu, Kryeredaktor i revistës edukative e kulturore VEPRA dhe Kryeredaktor i revistës ndërkombëtare shkencore CENTRUM. Bashkëthemelues dhe Drejtor i Shtëpisë Botuese “Furkan ISM”.

Për zgjedhjet lokale të tetorit është kyçur për herë të parë në veprimtarinë partiake politike.

Është bartës i listës së këshilltarëve të VLEN-it për Komunën e Çairit dhe kandidat për Kryetar të Këshillit.

Qëllimi i angazhimit të tij politik është dhënia e kontributit pozitiv dhe lënia e një gjurme të mirë edhe në këtë fushë.

Vizioni ynë, bashkë me kryetarin e ardhshëm të Çairit, Izet Mexhiti, është një Çair më i bukur, më i pastër, më i sigurt. Edukim dhe arsim më cilësor, kulturë e sport më të zhvilluar, jetë më e mirë e më dinjitoze. Sepse banorët e Çairit e meritojnë këtë dhe unë besoj se kjo është e arritshme me vullnet të mirë, përkushtim të madh dhe punë të ndershme. Prandaj e kërkojmë mbështetjen tuaj me 19 tetor. Për Çairin tonë, kështu është shprehur Murtezi.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img