Mendi Qyra: Oponenti im duhet të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën udhëheqjes së Strugës

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka kërkuar nga oponenti i tij nga radhët e AKI-së të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen, duke i hapur kështu rrugën për marrjen e menaxhimit të komunës. Sipas Qyrës, ky proces pritet të mbyllet brenda dy javësh dhe ai e cilëson këtë sukses si një fitore të qytetarëve të Strugës dhe ekipit të tij.

Ai ka theksuar se ky sukses është arritur kundër tetë kandidatëve të tjerë dhe shpreson që qytetarët tani të kenë një vizion të qartë për udhëheqësin e ardhshëm të komunës. Mendi Qyra ka ripërsëritur se oponenti i tij ka dhënë fjalën se do të dorëhiqet dhe beson se ai do ta mbajë këtë fjalë dhe do të tërhiqet nga gara.

“Fuqia është në duart e qytetarëve që besojnë se ky qytet meriton më shumë dhe se ata janë ata që duhet të vendosin për të ardhmen e Strugës,” tha Qyra. Ai gjithashtu theksoi se besimi i qytetarëve është një faktor kyç në këtë proces, duke bërë thirrje për një përfundim të drejtë dhe të ndershëm.

Ky reagim vjen pas një periudhe të tensionuar në garën për drejtimin e komunës, ku përballë Qyrës ishin disa kandidatë të tjerë të mbështetur nga partite politike të ndryshme.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...
spot_img
spot_imgspot_img