Mbijeton me 10 plumba në trup – rrëfimi i Xhem Selimit nga lufta e vitit 2001

Pas përfundimit të luftës së Kosovës, Xhem Selimi, ish-pjesëtar i UÇK-së, së bashku me disa shokë u kthye në vendlindjen e tij në Tanush të Karadakut. Ai tregon se në një mbledhje të LPK-së në Kosovë, ishte vendosur që komandant Hoxha të udhëhiqte luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Selimi kujton se bashkë me 16 ushtarë të tjerë kishin bartur tonelata armatimi për në Tanush dhe malësinë e Karadakut. “Ishte meritë e madhe e fshatit që na hapi dyert. Atje patëm mbështetje nga çdo shtëpi, siç thuhet: me bukë, kripë e zemër. Nga ky fshat kemi edhe gjashtë dëshmorë”, rrëfen ai.

Luftimet, sipas tij, ishin jashtëzakonisht të ashpra. Vetëm 64 ushtarë përballuan për 21 ditë të tëra sulmet dhe bombardimet e pandërprera të ushtrisë maqedonase. Gjatë një përplasjeje dhe mosmarrëveshjeje me KFOR-in, Selimi u plagos rëndë, duke marrë dhjetë plumba në trup.

“Falë trajtimeve të trupave amerikane të KFOR-it dhe më pas në Gjermani, arrita të mbijetoj. Sot, pas gjithë asaj që kam kaluar, gëzoj shëndet të plotë”, thotë Selimi, në një imtervistë për TV Dugagjini, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Në këto beteja ranë dëshmorë disa nga shokët e tij më të afërt: Muzafer Xhaferi – dëshmori i parë i luftës së vitit 2001, Gazmend Arifi, Shpend Mazreku, Nijazi Sinani, Elham Curri dhe Xhemajl Shaqiri.

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha, kujton se në betejën e Tanushës, morën pjesë edhe disa luftëtarë të tjerë që dhanë kontribut të rëndësishëm.

“Së bashku me ne ishin edhe Zajki Rrahmani, Daja Zim, komandant Tali, Basri Emini, Bekimi dhe Ekrem Dardhishta, si dhe Muharem Ejupi. Ata merrnin leje nga TMK-ja, ku ishin në detyrë, dhe na përforconin në aktivitetet tona para shpërthimit të luftës”, rrëfen Shaqiri.(INA)

Shiko videon:

https://www.facebook.com/share/v/1ZMcLaoktx/?mibextid=wwXIfr

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img