Masa të reja të rrepta: Konfiskohet vetura nëse kapeni duke vozitur pa leje

Nga 1 shkurti 2026, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat vendoset një nga sanksionet më të rrepta në komunikacion: konfiskimi i mjetit motorik për personat që drejtojnë automjetin pa pasur patentë shoferi. Nëse kryerësi me këtë veprim shkakton vepër penale kundër sigurisë në trafikun publik, automjeti me të cilin është kryer vepra do të sekuestrohet, me kusht që ai të jetë në pronësi të tij.
​Kur automjeti është në pronësi të një personi të tretë, ai mund të konfiskohet vetëm nëse vërtetohet se pronari ka ditur ose ka qenë i detyruar ta dijë se personi që drejtonte mjetin nuk kishte të drejtë vozitjeje. Rregullat e reja vlejë për të gjitha llojet e mjeteve motorike – vetura, motoçikleta, skuterë dhe mjete të tjera të motorizuara – dhe parashikojnë përgjegjësi penale, dhe jo vetëm kundërvajtëse, për raste të tilla.

​Ligji parasheh konfiskimin e automjetit edhe në rastet e tejkalimit ekstrem të shpejtësisë: të paktën 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar në zonë të banuar, ose 90 km/h jashtë zonës së banuar. Nëse shoferi ka qenë i dënuar më parë për një vepër të tillë penale, konfiskimi i automjetit është i obligueshëm. Institucionet kompetente theksojnë se qëllimi i kësaj mase është ulja drastike e aksidenteve të rënda, rritja e disiplinës dhe largimi i pjesëmarrësve më të rrezikshëm nga rrugët.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img