Marrëveshja, Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën

Gana dhe Serbia kanë vendosur të bashkëpunojnë në fushën e arsimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore. Ministri i Punëve të Jashtme të Ganës Samuel Okudzeto Ablakwa deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Serbinë për dërgimin e më shumë se 100 mijë punëtorë nga Gana në një vit.

Ai tha se Serbia ka dhënë 51 bursa për studentët ganezë dhe planifikon të japë edhe 30 të tjera këtë vit. Në këmbim, Gana ka ofruar bursa për studentët serbë të interesuar për studime afrikane.

Sipas ministrit, Gana synon të bëhet vendi i dytë afrikan, pas Egjiptit, që nënshkruan një marrëveshje për lëvizshmëri pune me Serbinë.

Të dyja vendet diskutuan gjithashtu bashkëpunimin në industrinë minerare dhe atë teknologjike. Ministri u bëri thirrje investitorëve dhe sipërmarrësve serbë që të eksplorojnë mundësitë në Gana.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Duriç, e përshkroi Gana-n si një partner kyç rajonal, ku të dy vendet riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik. Ai tha se vizita shënon vazhdimin e lidhjeve historike që nga koha e presidentit Josif Tito.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img