Kush është Dimal Basha, kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës

Dimal Basha është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga figurat më aktive në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në Ferizaj. Ka përfunduar studimet në ShBA, ku ka diplomuar me sukses të lartë në drejtësi penale ndërkombëtare dhe më pas ka përfunduar edhe studimet master në marrëdhënie ndërkombëtare, me fokus në konflikt dhe siguri.

Përveç përgatitjes akademike, Dimal Basha ka përvojë të gjerë profesionale në Shtetet e Bashkuara, Angli dhe Zvicër. Ka punuar në zyrën e kongresmenit amerikan Eliot Engel dhe si analist i të dhënave në një gjykatë federale në SHBA. Ka qenë gjithashtu i angazhuar në media dhe gazetari, ku ka trajtuar çështje të politikës dhe sigurisë.

Në politikë, Basha është zgjedhur deputet për disa mandate radhazi me Vetëvendosjen dhe ka qenë anëtar i komisioneve të rëndësishme parlamentare, përfshirë ato për politikë të jashtme, legjislacion, mbikëqyrjen e inteligjencës dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Njihet për fjalimet e tij të drejtpërdrejta, debatet e fuqishme dhe qëndrimet kritike brenda dhe jashtë Kuvendit.

Aktiviteti i tij është vlerësuar si i zëshëm dhe shpesh provokues, duke e bërë një ndër figurat më të komentuara në politikën kosovare. Megjithatë, ai ka pasur edhe momente kontestuese, sidomos për qëndrimet e tij ndaj përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilat kanë nxitur reagime nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.

Pavarësisht polemikave, Dimal Basha mbetet një zë i fortë i Vetëvendosjes në Kuvend, me prani të theksuar në diskursin publik dhe në mbrojtje të kauzave që i konsideron me rëndësi për vendin.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img