Kurti liron nga detyra e zëvendëskryeministres Emilija Rexhepin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas votimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë jo-serbe.Sipas Zyrës së Kryeministrit, Rexhepi është liruar nga detyra të mërkurën më 28.08.2025.Rexhepi është zgjedhur nënkryetare nga radhët e partive jo-shumicë.Konstiuimi ka ngecur në zgjedhjen e nënkryetarit të pestë, atij të partive nga komunitetit serb.Nenad Rashiq mori 56 vota, të pamjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Edhe deputetët e Listës Serbe, të tërhequr me short nuk i morën votat e mjaftueshme.Deputeti Igor Simiq nga Lista Serbe në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, duke theksuar se partia e tij nuk ka ndërhyrë në proceset e brendshme dhe kërkon që të respektohen të drejtat e komunitetit serb.“Ne do të vazhdojmë me qëndrimin që është i qartë: Slavko Simiq ka nëntë nga dhjetë nënshkrimet e deputetëve (serbë) dhe e meriton atë pozitë,” – tha Simiq para gazetarëve.

Mos e humb lajmin

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img