Kryeparlamentari Gashi të shtunën i shpallë zgjedhjet lokale

Rrethi i parë i garës për kryetarë komunash dhe këshilltarë do të mbahet më 19 tetor, ndërsa Rrethi i dytë do të jetë më 2 nëntor në komunat për të cilat kryetarët e komunave nuk do të zgjidhen në rrethin e parë. Fushata për zgjedhjet lokale do të fillojë 20 ditë para heshtjes zgjedhore, pra më 28 shtator.

Sipas praktikës së mëparshme, gjatë asaj periudhe Kuvendi pritet të mos mbajë seanca plenare dhe komisionesh në mënyrë që partitë të mos e keqpërdorin platformën parlamentare për fushatë zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të përcaktojë afatet më të rëndësishme për aktivitetet zgjedhore në një seancë publike në të njëjtën ditë kur shpallen zgjedhjet, pra më 9 gusht.

Të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit do të votojnë një ditë para votimit, pra më 18 tetor. Partitë, kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë duhet t’i regjistrojnë ato në Komisionet Komunale Zgjedhore jo më vonë se 35 ditë para zgjedhjeve.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img