Kostovski: Përfundon rikonstruksioni i rrugës 2 në Rasadnik, paralajmërohen investime të reja infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar se ka përfunduar plotësisht rikonstruksioni i rrugës 2 në vendbanimin Rasadnik.

Sipas Kostovskit, rruga është rindërtuar në një kohë të shkurtër dhe përfshin një gjatësi prej rreth 250 metrash me sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë.

Kostovski gjithashtu ka theksuar se komuna po vazhdon me atë që e quajti “ofensivë ndërtimore”, duke realizuar projektet e premtuara për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

“Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me rikonstruksionin edhe të disa rrugëve të tjera në këtë vendbanim”, ka bërë të ditur Kostovski.

Sipas Kostovskit së shpejti pritet të rikonstruktohen edhe rrugët “Angel Mojskovski”, “Aleksandar Grlichkov” dhe “Ljubinka Basotova”.

Kostovski shtoi se investimet infrastrukturore po realizohen edhe në zona ku, sipas tij, për dekada me radhë nuk ka pasur interes për ndërhyrje dhe zhvillim.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img