Komuna e Likovës bllokon dëmshpërblimet për bujqit? Mbi një vit pas përmbytjeve, asnjë përgjigje zyrtare

Komuna e Likovës refuzon të përgjigjet se pse ende nuk e ka dorëzuar dokumentacionin deri te Komisioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut lidhur me dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut të vitit të kaluar. Edhe pse ka kaluar mbi një vit, bujqit e kësaj komune ende nuk i kanë marrë dëmshpërblimet për dëmet e pësuara, shkruan Portalb.mk.

Bujqit ankohen se pavarësisht dëmeve të mëdha nga breshëri dhe dorëzimit me kohë të të gjitha dokumenteve, ende nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare.

Ata kërkojnë që sa më shpejt t’iu ndahen mjetet e premtuara, në mënyrë që të mbulojnë humbjet dhe të vazhdojnë punën e tyre.

Bastri Rexhepi, anëtar i Komisionit për fatkeqësi natyrore në Komunën e Likovës konfirmoi për Portalb.mk se komuna ende nuk e ka dorëzuar dokumentacionit deri te Komisioni Qeveritar.

“Edhe pse vlerësimi është bërë me kohë dhe ka kaluar në Këshillin Komunal, mirëpo ka pasur ngecje nga Komuna e Likovës në dorëzim”, tha Rexhepi.

Pyetëm edhe Komunën e Likovës për arsyet se pse ende nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin te Komisioni Qeveritar, por deri në publikimin e këtij teksti nuk morëm përgjigje.

Kujtojmë se më 22 korrik, Bastri Rexhepi, anëtar i Komisionit për Fatkeqësi Natyrore në Komunën e Likovës, për Portalb.mk tha se më 23 korrik dokumentacioni do të dorëzohet sërish dhe do të nisë vlerësimi përfundimtar nga Komisioni Qeveritar. Por, kjo datë ka kaluar kurse nga kjo komunë nuk japin asnjë arsye se pse nuk e kanë kryer këtë detyrim.

Më 12 qershor, Komuna e Likovës ia hodhi fajet Qeverisë së Maqedonisë duke thënë se nga atje ende nuk ka lëshuar fonde për këtë çështje. Por, paraprakisht Fatmir Sabriu nga Komisioni Qeveritar për kompensimin e dëmeve në bujqësi tha se ka pasur mangësi të lëndës nga ana e Komunës së Likovës.

Një ditë pas 27 qershorit kur të reshurat e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan dëme të mëdha, më 28 qershor të vitit 2024 Këshilli i Komunës së Likovës mbajti seancë, në të cilën u mor vendim për ridestinimin e mjeteve buxhetore për dëmet e shkaktuara nga reshjet. Aso kohe, reagoi edhe Erkan Arifi kryetari i Komunës së Likovës, i cili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kishin pësuar dëme të dorëzonin urgjentisht dokumentet e nevojshme. Megjithatë, deri më sot, bujqit e Likovës nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img