Kërçova në zi, humbin jetën dy vajza të reja

Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Kërçovës. Dy nxënëse të SHMK “Drita”, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë humbur jetën tragjikisht, duke zhytur në pikëllim jo vetëm familjet dhe të afërmit e tyre, por edhe mbarë komunitetin e qytetit.

Kërçova është në zi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd të qytetit dhe ka lënë pas një boshllëk të madh, sidomos në familjen e madhe të shkollës “Drita”.

Në një reagim të përbashkët, drejtoria, stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e vajzave të ndjera:

“Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona. Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img