Kaos me fluturimin e “Wizz air”/ Në vend të Beogradit, pasagjerët përfundojnë në Shkup

Një incident i pazakontë ka ndodhur me një fluturim të kompanisë ajrore “Wizz air”, i cili ishte planifikuar të udhëtonte nga kriti drejt Beogradit. Fluturimi, i caktuar vetëm 15 minuta pas mesnatës, përfundoi në aeroportin e Shkupit rreth orës 4 të mëngjesit, raporton portali n1.rs.

Njëra nga pasagjeret, jelena, ka treguar për mediat se të gjithë u befasuan kur avioni u ul në shkup, madje edhe policia në aeroport, pasi nga “wizz air” ishte raportuar se bëhej fjalë për një fluturim bosh. “nga avioni zbritëm rreth 200 pasagjerë”, ka thënë ajo.

Pasagjerët nuk ishin njoftuar paraprakisht për devijimin e fluturimit. Fillimisht kishin marrë sms për vonesa të njëpasnjëshme, ndërsa në fund u nisën në orën 4:20 të mëngjesit përmes shkupit. “në shkup na mbajtën në avion për një kohë të gjatë, nuk na lejuan të dilnim derisa një gruaje iu përkeqësua gjendja shëndetësore. në fund na lanë në një aeroport bosh”, ka rrëfyer Jelena.

Ajo ka shtuar se piloti u tha se orari i tyre i punës kishte përfunduar dhe se më shumë informacione do t’i merrnin në aeroport. Megjithatë, punonjësit dhe policia aty ishin tërësisht të hutuar, pasi kishin marrë njoftim se pritej një avion bosh, jo një me qindra pasagjerë.

Ky incident ka ngritur shqetësime mbi komunikimin dhe transparencën e kompanisë ajrore me pasagjerët, duke lënë shumë prej tyre të zemëruar dhe të pasigurt për udhëtimet e ardhshme.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img