Ja kur pritet që VLEN t’i konfirmojë emrat e kandidatëve për kryetar në zgjedhjet lokale

Izet Mexhiti nuk konfirmon akoma nëse do të përballet me Bujar Osmanin për pozitën e të parit të Komunës së Çairit.

Edhe pse zërat flasin për një kandidaturë të mundshme të Mexhitit, ai thotë se emrat e kandidatëve të VLEN do të konfirmohen gjatë periudhës së ardhshme.

“Po bëjmë analizat e fundit brenda VLEN-it dhe besoj që ditët në vijim, javën e ardhshme do të shpalosim të gjitha kandidaturat brenda VLEN-it, përveç Strugës që e kemi shpalos” , tha Izet Mexhiti, VLEN.

Nga VLEN thonë se do të kenë kandidat edhe për Qytetin e Shkupit, edhe pse kandidat do të ketë edhe partneri i koalicionit qeveritar Orce Gjoergjievski. Nga koalicioni në pushtet nuk e kanë mohuar bashkëpunimin në zgjedhjet e tetorit.

“Do të kemi kandidat edhe për Qytetin e Shkupit, se kush do të jetë edhe në Çair, edhe në Shkup, edhe në të gjitha komunat”, u shpreh Izet Mexhiti, VLEN.

Sipas Kodit zgjedhor, partitë politike kanë afat deri 30 ditë para ditës së zgjedhjeve që të dorëzojnë në KSHZ emrat e kandidatëve të tyre. Por zakonisht këtë e bëjnë shumë më herët, duke filluar praktikisht më herët edhe fushatën zgjedhore, para fillimit zyrtar të saj.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img