Izet Mexhiti reagon ashpër ndaj thirrjeve raciste në Kumanovë: “Sporti duhet të na bashkojë, jo të na ndajë”

Izet Mexhiti ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të fundit gjatë një ndeshjeje basketbolli në qytetin e Kumanovës, ku janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare nga disa tifozë.

Në një deklaratë publike, Mexhiti ka dënuar me forcë këto veprime, duke i cilësuar si sulm ndaj bashkëjetesës dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria multietnike në Maqedoninë e Veriut.

“Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit, në Kumanovë. Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë,” shkruan Mexhiti.

Ai shtoi se thirrje të tilla janë në kundërshtim të plotë me frymën e bashkëjetesës dhe barazisë që e karakterizon Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se të gjitha komunitetet e këtij vendi kontribuojnë dhe meritojnë respekt të barabartë.

“Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë: maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllahë, boshnjakë e të tjerë. Të gjithë kontribuojmë për këtë vend. Të gjithë meritojmë respekt,” vijon reagimi i tij.

Izet Mexhiti thekson se sporti duhet të jetë faktor bashkimi mes qytetarëve dhe jo platformë për të nxitur ndasi dhe urrejtje etnike.

“Thirrjet me frymë fashiste nuk përfaqësojnë askënd prej nesh dhe nuk guxojnë të përsëriten më,” përfundon ai.

Ky reagim vjen në një kohë kur shqetësimet për gjuhën e urrejtjes dhe tensionet ndëretnike kanë marrë vëmendje të shtuar në opinionin publik. Mexhiti apelon për reflektim dhe masa konkrete për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img