Izet Mexhiti nga Sllupçani: Likova meriton më shumë – Vota për Nexhmedin Sadikun është votë për ndryshim

Në një tubim madhështor të mbajtur sonte në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës, ku u promovua kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës, Nexhmedin Sadiku, Zëvendës kryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, mbajti fjalim të fuqishëm për të ardhmen e kësaj komune, duke theksuar rolin historik të Likovës dhe nevojën për më shumë investime.

“Likova dhe Sllupçani ishin bastion i luftës, kala e pamposhtur. Qytetarët e këtyre anëve meritojnë shumë më tepër kthim të investimeve dhe përmirësim të standardit, sepse nuk është e lejueshme që edhe pas kaq viteve të jetojnë në këto kushte, duke u detyruar të shpërngulen në Europë. Prandaj, ne duam që Nexhbedin Sadiku, nga familja e një dëshmori, të marrë përgjegjësinë për Likovën”, deklaroi Mexhiti.

Duke kujtuar Marrëveshjen e Ohrit dhe obligimet që kanë dalë prej saj, Mexhiti kritikoi qeveritë e deritanishme për mospërkrahjen e komunave shqiptare:

“Që nga vitet ‘90 deri më sot, asnjë qeveri nuk i ka ndihmuar komunat shqiptare si duhet. Ne kemi marrë vetëm 30% të investimeve kapitale. Por, pavarësisht se kush ka qenë kryetar – i BDI-së, PDSH-së apo VLEN-it – neve gjithmonë na ka interesuar qytetari shqiptar dhe problemet e tij. Çdo projekt që po realizohet sot është vulë e qeverisë për fuqizim të komunave”.

Ai shtoi se ndryshimi i nevojshëm për Likovën duhet të fillojë në zgjedhjet lokale të tetorit:

“Fatkeqësisht, Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar plotësisht për fuqizimin e komunave. Ne kemi filluar ta bëjmë këtë realitet, por na duhet ndryshim edhe në komunën e Likovës. Atëherë, ju qytetarë do të na futni në borxh për të punuar e për të investuar në Sllupçan, në Jakup Asip, në vendin e dëshmorëve që dhanë jetën në vitin 2001 për një jetë më të mirë.”

Në përfundim të fjalimit, Mexhiti u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatin e VLEN-it, Nexhbedin Sadikun, si garanci për zhvillimin e komunës:

“Vota për Nexhmedin Sadikun do të jetë votë për ndryshim, dhe ajo do të na obligojë me përgjegjësinë më të madhe për ta bërë Likovën me standarde si të gjitha komunat tjera.”

Tubimi në Sllupçan shënon fillimin e një fushate të fuqishme të VLEN-it në Likovë, komunë me simbolikë të madhe historike dhe politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Promovimi i kandidatit Nexhmedin Sadiku shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet e opozitës shqiptare për të fituar drejtimin e kësaj komune strategjike.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img