Izet Mexhiti me pensionistët e Çairit: “Nuk kërkojnë mëshirë, por dinjitet – dhe e meritojnë plotësisht!”

Izet Mexhiti, zhvilloi sot një takim të veçantë me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Çairit, duke dëgjuar nga afër zërin, shqetësimet dhe pritjet e një gjenerate që ka dhënë gjithçka për ndërtimin e këtij vendi.

“Nuk ka asnjë dyshim: pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për dinjitet, dhe këtë dinjitet e kanë fituar me punë, sakrificë dhe përkushtim të përjetshëm,” u shpreh Mexhiti, duke theksuar se qeverisja duhet të reflektojë vlerësim të sinqertë për këtë shtresë të rëndësishme të shoqërisë.

Ai rikujtoi se brenda vetëm një viti, janë ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar mirëqenien e pensionistëve, përfshirë rritjen e pensioneve me 7.000 denarë, një arritje e cila, sipas tij, tregon se politika mund të jetë mjet i dinjitetit dhe drejtësisë sociale.

“Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë me vendosmëri që të investojmë më shumë në shëndetin, kujdesin dhe mirëqenien e gjeneratës që i dha gjithçka këtij vendi. Do të punojmë për infrastrukturë më të denjë, shërbime sociale më të ndjeshme dhe respekt të barabartë për çdo qytetar në pension,” theksoi Mexhiti.

Ai përfundoi takimin me një falënderim të sinqertë për urtësinë, përvojën dhe besimin që pensionistët i japin shoqërisë çdo ditë:
“Bashkë po ndërtojmë një të ardhme që e nderon të shkuarën dhe e vlerëson çdo kontribut.”

Ky takim shënon një tjetër përkushtim konkret të Mexhitit ndaj politikave sociale gjithëpërfshirëse, ku kujdesi për më të moshuarit është prioritet dhe jo premtim i harruar.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img