Investim historik prej 10.7 milionë eurosh për menaxhimin e mbeturinave në 18 komuna – Izet Mexhiti: Po sjellim revolucion në shërbimet publike dhe mbrojtjen e mjedisit!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar për një ndër investimet më të mëdha ndonjëherë në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë rreth 10.7 milionë euro, e cila përfshin furnizimin e 18 komunave me pajisje moderne dhe teknologji të avancuar për menaxhimin efikas dhe të qëndrueshëm të mbeturinave.

Komunat përfituese nga ky investim përfshijnë: Dibrën, Strugën, Manastirin, Kërçovën, Prilepin, Dollnenin, dhe shumë të tjera, ku ndërmarrjet publike komunale do të pajisen me:

Kamionë kompaktorë të specializuar

Automjete me sistem “skip-lift”

Kamionë-kiper

Kontejnerë modernë

Kova për selektim dhe ndarje të mbeturinave

Sipas Mexhitit, ky është një hap gjigand drejt përmbushjes së standardeve më të larta evropiane, duke garantuar shërbime më të pastra, më efikase dhe më të sigurta për qytetarët.

“Ky investim i madh hap një kapitull të ri në përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbrojtjen e mjedisit tonë, duke sjellë ndryshime pozitive dhe të prekshme për çdo banor”, theksoi ai në njoftimin e tij.

Zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi se kjo kontratë është më e madhja deri më tani në këtë sektor dhe se përmes saj po vendosen themelet e një qasjeje moderne, të qëndrueshme dhe të ndërgjegjshme ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Ky projekt konsiderohet si pjesë e strategjisë kombëtare për përmirësimin e infrastrukturës mjedisore dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët në të gjitha komunat e përfshira. Përveç impaktit në mjedis, ai pritet të kontribuojë edhe në punësim, efikasitet të shërbimeve dhe edukim ekologjik të popullatës.

Me këtë hap të rëndësishëm, Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor po dëshmojnë vullnetin dhe angazhimin konkret për ndërtimin e një vendi më të pastër dhe më të zhvilluar për të gjithë.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img