
Punimet përfshijnë nëntë rrugë kryesore: rr. 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177 – një investim që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të komunitetit dhe rikthen dinjitetin në këtë zonë të neglizhuar prej kohësh nga qeveritë e mëparshme.
“I jam përkushtuar çdo projekti që sjell përmirësim të vërtetë. Jam në terren çdo ditë për të dëgjuar qytetarët dhe për të vepruar me zgjidhje konkrete. Jo vetëm fjalë apo foto, por vepra që ndihen e shihen,” thekson z. Mexhiti.
