Ill Rustemi: Koha për ndryshim në Arnaqinë e Epërme

Ill Rustemi nga Forumi Rinor i VLEN-it në Saraj ka reaguar ashpër për gjendjen në fshatin Arnaqia e Epërme, duke e cilësuar këtë si “turpin më të madh të politikës lokale”.

Rustemi thekson se banorëve iu premtuan gjashtë projekte elementare, por asnjë nuk është realizuar.
“Premtimet nuk ishin madhështore, por gjërat më bazike të jetës së përditshme: ujë, kanalizim, rrugë, rrymë. Nga 6 premtime – 0 realizime! Zero!”, shprehet ai.

Ai akuzon parti BDI-në dhe kandidatët e koalicionit, se e kanë lënë fshatin në mjerim, pavarësisht se Arnaqia e Epërme gjithmonë ka dhënë përfaqësues në nivele lokale.

“Ky është fyerje për çdo banor të Arnaqis së Epërme. Ky është përbuzje ndaj besimit të qytetarëve. Banorët nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen dy herë. 19 tetori do të jetë dita e gjykimit!”, deklaron Rustemi.

Në fund ai shton: “Mjaft më! Është koha që mashtruesit të dëbohen njëherë e mirë! U shpreha vetëm si banor i këtij fshati.”

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img