Ilievski: VMRO-DPMNE ka humbur mbi 100.000 vota që në vitin e parë të mandatit të Mickoskit

Nënkryetari i LSDM-së, Metodija Ilievski, kritikoi ashpër qeverisjen e VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se pushteti po humb mbështetjen sepse qytetarët po jetojnë gjithnjë e më vështirë, ndërsa qeveria me paaftësinë e saj po e tërheq shtetin poshtë.

“Në Maqedoni nuk jetohet më mirë. Shporta e konsumit po rritet, subvencionet për bujqit nuk paguhen me kohë, ndërsa TVSH-ja nuk u kthehet në afat kompanive. Maqedonia është e tejborxhuar, ekonomia stagnon, dhe qytetarët po jetojnë më të varfër. E gjithë kjo është për shkak të keqqeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Kjo parti, për herë të parë në vitet e fundit, ka humbur mbi 100.000 vota që në vitin e parë të mandatit të Hristijan Mickoskit,” tha Ilievski.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Ilievski theksoi se LSDM po ecën përpara me energji të fortë dhe mbështetje në terren.
“Në terren shihet energji e re, fytyra të reja dhe një fushatë pozitive. Në të gjitha komunat ndjehet rikthimi i socialdemokracisë, siç u pa qartë edhe në Manastir,” deklaroi ai.

Ilievski theksoi se LSDM ka kandidatë të mirë, të ndershëm dhe kredibilë për kryetarë komunash dhe këshilltarë. Ai vuri në dukje ofertën e LSDM-së si serioze dhe të ndershme:
“Ne kemi një platformë serioze dhe kandidatë që do të sjellin surpriza pozitive.”

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img