Hoxha: Po ndryshojmë sistematikisht qasjen ndaj industrisë, rregulla më të rrepta dhe prag më të ulët të emetimeve, veçanërisht në zonat urbane

Në brifingun e sotëm me gazetarët, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, informoi për prioritetet kryesore të Ministrisë, me fokus të veçantë në luftën kundër ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave.

Ministri Hoxha theksoi se transparenca, përgjegjësia institucionale dhe puna në terren do të jenë parime udhëheqëse gjatë mandatit të tij, duke nënvizuar se sfidat mjedisore do të adresohen përmes bashkëpunimit me institucionet, vetëqeverisjen lokale, sektorin civil dhe qytetarët.

Në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, u theksua se nga shtatori i vitit 2027 hyn në fuqi Ligji i miratuar për kontrollin e emetimeve, i cili do të vendosë standarde më të rrepta për industrinë, si dhe forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të Ministrisë.

Njëkohësisht, Ministri informoi për aktivitete konkrete në fushën e menaxhimit modern të mbeturinave, duke përfshirë ndërtimin e qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave, me qëllim mbylljen e deponive ilegale dhe zhvillimin e riciklimit.

Në fund, u theksua se mbrojtja e mjedisit jetësor është përgjegjësi e përbashkët dhe se Ministria mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e politikave që do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, në përputhje me standardet evropiane.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img