Site icon Noapress

Hetim për policët e dyshuar në rastin “Puls”

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paralajmëruar se sot do të japë përgjigje nëse është ndalur hetimi ndaj gjashtë policëve dhe shefave policorë të dyshuar në rastin “Puls”.

Për momentin nuk ka as konfirmim e as mohim nëse tek zyrtarët policorë nuk është konstatuar përgjegjësi për zjarrin dhe nëse është e vërtetë se këta të dyshuar nuk do të ndiqen penalisht për keqpërdorim të pozitës zyrtare, me arsyetimin se kompetencat e tyre nuk kanë qenë të lidhura me kontrollin e masave kundër zjarrit, por me verifikimin e sigurisë në komunikacion dhe hapësirës së parkimit të objektit.

Ish-prokurori shtetëror Ljupço Kocevski kishte paralajmëruar se hetimi për pjesëtarët e MPB-së do të përfundonte deri në dhjetor, por deri më tani nuk ka njoftim zyrtar se është marrë ndonjë vendim prokurorial.

Në rastin “Puls”, deri tani janë të akuzuar 35 persona fizikë dhe 3 persona juridikë. Në fillim të procesit gjyqësor, të gjithë u deklaruan se nuk ndihen fajtorë për tragjedinë.

Exit mobile version